Olimpiada/ Fitoi medaljen e Artë, Meta e Sejdiu urime speciale

Në vendin e Xhudos një xhudiste nga Kosova rrëmben vemendjen e mbarë botës sportive të këtij sporti por jo vetëm. Distria Krasniqi i ka siguruar një medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke shkruar historinë.

Krasniqi për më tepër bëri krenarë gjithë Kosovën, Shqipërinë dhe ku flitet shqip.

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka shkruar fill pas suksesit të Krasniqit:

“Urime Distria Krasniqit, më të mirës së botës!

Përgëzime Dritonit dhe mbarë ekipit, që kurrë nuk zhgënjen”.

Por mjaft i goditur postimi i ish-presidentit të Kosovës Fatmir Sejdiu.

Ai shkruan: “Distria sot shkëlqeu me të Artën. Ari te Ari”, ndër të tjera Sejdiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!