Krasniqi në histori, medaje e Artë në Olimpiadë

Nga Tokio sportistja 25 vjeçare Distria Krasniqi shkroi historinë sot në sportin e xhudos. Krasniqi ia doli të triumfojë duke u ngjitur në ‘Olimp’ e gëzuar mbarë shqiptarët.

Sportistja Dardane fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke i dhuruar Kosovës medaljen e dytë të artë në Olimpiada.

E gjithë Kosova festoi të shtunën pasi Distria Krasniqi fitoi medaljen e artë Olimpike në xhudo, medaljen e dytë Olimpike për vendin e vogël të Ballkanit Perëndimor që u pavarësua vetëm 13 vjet më parë”, kështu e ka nisur shkrimin Agjencia rajonale e lajmeve, Associated Press, për triumfin e Krasniqit në Lojërat Olimpike ‘’Tokio 2020’’.

Krasniqi mundi Funa Tonaki nga Japonia në finalen e xhudos deri në 48 kilogramë në Lojërat e Tokios.

Nga ana tjeter sportisti ruso-shqiptar Matvei Petrov u skualifikua në garën e kalit me doreza. Ai u rendit i 10-ti duke mbetur jashtë listes me 8 garues.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!