Blerjet e Tiranës e nisin me gol, Xhixha dhe Limaj…

Miqësore në ‘Selman Stërmasi’: Tirana- Egnatia 2-2

Tirana ka zhvilluar sot në stadiumin “Selman Stermasi” miqësoren e parë të përgatitjeve për sezonin e ri dhe përballë kishte një tjetër ekip të Superiores, Egnatian.

Në këtë test të parë Tirana me Shehin në timon, kishte bërë një ndërthurje të ekipit ndërsa që nga fillimi në fushë ishin edhe afrimet Xhixha e Limaj.

Kronika ofron golin e Bledar Lilës për miqtë debutues sezonin e ri teksa në të tretën shënojnë për 0-1.Kur pritej reagimi i Tiranës sërish Egnatia me të njëjtin autor bën 0-2.

E gjëndur në – 2 gola, Tirana u zgjua dhe tregoi menjëherë cilësitë që mbart. Ishte fillimisht Xhixha, i cili arriti të tundë rrjetën në minutën e 43-të, duke çuar shifrat në 1-2.

Me nisjen e pjesës së dytë, Tirana gjeti edhe golin e barazimit për 2-2. Autor i golit të barazimit një tjetër afrim i bujshëm i verës, Vesel Limaj, i cili shënoi me penallti. Protagonist në aksionin e penalltisë sërish Xhixha.

Sakaq, Tirana pret afrime të tjera. Zëra në klub shprehen se të hënën do të shkelë në zyrat e bardhebluve Majkell Ngo. Ish sulmuesi i Tiranës në aventuren e radhës me 25 herë kampionët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!