Manaj i pandalshëm, sërish gol për Barcelonën A

Rei Manaj shkëlqen sërish me uniformën e parë të Barcelonës së Koeman. Në testin që po luhet këto çaste ndaj Xhironës, sulmuesi shqiptar shënoi golin e dytë për blaugranët duke dyfishuar shifrat për Barcelonën në të 24′-ën.

Më parë kishte shënuar me penallti Pike në të 21′. Reazultati i pjesës së parë 2-1 (Xhirona shkurtoi në të 42′-n me Sainz)

Ndërkaq, autori i katër golave në dy ndeshje Rei Manaj, u zëvëndësua në minutën e 43-të nga Koeman. Ai hodhi në fushë patriotin e tij Memfis Depai i cili iu bashkua Barcelonës vetëm disa ditë më parë. Barcelona fitoi 3-1 teksa Depai transformoi një tjetër penallti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!