Reali i Ançelotit mundet në testin me Rejnxhers

Reali nis keq. Në testin e sotëm me Rejnxhers, skuadra në përbërje të të cilit ishin Marcelo, Odrizola, Isko, Odegard, Joviç, Rodrigo, u mund me përmbysje 2-1 nga kampionët e Skocisë.

Rejnxhërs diktoi ritmin, edhe pse Reali shënoi që në minutën e 8-të më Rodrigo. Skocezët, ndërsa shfaqen formë të mirë fizike, në tërësi dominuan ndaj ekipit spanjoll.Barazuan me Sakala e përmbysën rezultatin me Iten.

Te Reali, ishin të rinjtë e akademisë ata që u paraqitën më mirë se titullarët në pjesën e dytë por pa mundur të barazonin. Ndaj trajneri italian Ançeloti i rikthyer te pankina e ‘bardhë’ duhet të ndryshojë shpejt situatën. Gjithnjë nëse nuk do duhet të përsërisë sezonin e keq të skuadrës së Realit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!