‘Tokio 2020’/ Parakalon Shqipëria

Briken Calja dhe Luiza Gega mbajtën flamurin Kuqezi në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike të ‘Tokio 2020’. Delegacioni nga Shqipëria në përbërje të të cilit janë 9 sportistë, parakaloi sipas alfabetit japonez…

Do të jenë 204 shtete që marrin pjesë në Olimpiadë, teksa numri i atletëve shkon në 11.240, të cilët do të garojnë në 33 sporte dhe 50 kategori të ndryshme.

Ndërkaq ruso- shqiptari Matvei Petrov do të nisë zyrtarisht konkurimin për sportistët shqiptarë në Olimpiadë.Nesër në mëngjes në 7:30 me orën e Shqipërisë Petrov do hipë mbi “kalë”, ndërsa të dielën është radha e Manuela Delilajt në Qitje (08:30) dhe Indrit Çullhajt në Xhudo (04:00).

Sportistët e tjerë shqiptarë garues në Tokio 2020 janë: Kledi Kadiu (Not), Briken Calja (Peshëngritje), Nikol Merizaj (Not), Izmir Smajlaj (Atletikë), Erkand Qerimaj (Peshëngritje) dhe Luiza Gega (Atletikë)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!