Tokio, gati të nisë ceremonia e hapjes…


Ceremonia e hapjes zyrtare të ‘Tokio 2020’ starton në 13:00 dhe do të zgjasë tre orë e gjysmë. Në stadiumin Olimpik do të jenë një numër shumë i reduktuar personash në tribunë ndërsa pritet që 18 krerë shtetesh të jenë prezent.

950 njerëz do të jenë në gjendje të marrin pjesë në ceremoninë inauguruese të Lojërave Olimpike XXXII në Tokio. Prej tyre, 800 do të jenë personalitete të huaja dhe anëtarë të shtypit dhe 150 japonezë.

Midis personaliteteve të huaj do të jetë presidenti francez Emanuel Makron, gjithashtu përfaqësues i qytetit që do të presë Lojërat e ardhshme (Paris) dhe zonja e parë e SHBA Jill Biden.

Në anën japoneze do të jetë Perandori Naruhito, i cili zyrtarisht do të nisë Olimpiadën, Kryeministri Yoshihide Suga dhe Presidenti i ‘Tokio 2020’ Seiko Hashimoto.Nuk do të jetë ish-kryeministri Shinzo Abe, i cili ishte protagonist i fitimit të kandidaturës japoneze për Lojërat Olimpike.

Ndërkaq sikundër është publikuar më herët Shqipëria merr pjesë në këtë atktiviet madhor me 9 sportistë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!