Skuadra e shqiptarit merr dënim shëmbullor

Transferoi futbollistin minoren, Specia ndëshkohet rëndë nga FIFA

FIFA gjën fajtore Specian në Seria A dhe e gjobit me 465 mijë euro dhe penalizim me dy vite bllokim të merkatos E gjitha për ekipin ku aktivizohet mbrojtësi kuqezi Ardian Ismajli ka ardhur pasi klubi nga Liguria ishte përfshirë në transferimin e një futbollisti nën moshën e lejuar.

FIFA në njoftim:

“Në përfundim të një hetimi të Komisionit të Disiplinës në FIFA, është vënë re se klubi i Specias ka shkelur artikullin 19 të rregullores mbi transferimin e futbollistëve, duke transferuar disa futbollistë minorenë nigerianë, duke përdorur një sistem për anashkalimin e rregullores së FIFA-s, por edhe ligjit për emigracionin.

Bashkë me Specian dënohen me gjobë edhe klubet UD Lavagnese e Valdivara 5 Terre, të cilat gjithashtu kanë ndihmuar klubin ligur në këto operacione transferimi”, thuhet ndër të tjera në komunikatën e FIFA-s.

Kështu trajneri i ri i skuadrës Tiago Mota,do duhet të llogarisë mirë forcat për t’ja dalë me skuadrën në Seria A kampionat i cili nis në 22 gusht.

Aktualisht Specia ka vetëm 17 futbollistë të fedeeruar. Pa shtuar këtu faktin se disa prej tyre janë të lirë vitin që vjen

.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!