Sarri nuk pyet, përplaset me tifozët për…Muriqin

Mauricio Sarri nuk toleron askënd që prek ‘rozën’ bardhekaltër. Një sjellje jo dashamirëse ndaj sulmuesit Vedat Muriqi prej disa eksponentëve të tifozerisë së pranishme në seancën e sotme, i ka venë frerin pikërisht tekniku.

Nëse ju dëgjoj të flisni për Muriqin, do të dilni jashtë”, u tha prerë Sarri tifozëve të lacios që po ndiqnin seancën.

Më pas në vidon që shoqëron dëgjohet duartokitja e gjatë e një pjese tjetër e tifozëve që komplimentojnë teknikun me fjalët: ” I madh mister”

Muriqi u transferua te Lacio në një marrëveshje prej 18.5 milionë euro nga Fenerbaçe në verën e vitit 2020, por shënoi vetëm një gol në 27 ndeshje duke zhgënjyer jo vetëm faktorin lacial por dhe vetë lojtarin Dardan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!