LaLiga hedh poshtë propozimet…

Federata e Futbollit të Spanjës në përpjekje për të revolucionarizuar kampionatin elitar në Spanjë, i propozoi LaLigas disa ndryshime,me bazë reduktimin e numrit të ndeshjeve dhe zhvillimi i disa prej tyre në stadiume neutrale, me qëllim rritjen e interesit publik..

LaLiga nuk ka vonuar dhe ka dalë po sot në një komunikatë zyrtare duke hedhur poshtë propozime të tilla.

“LaLiga nuk do e konsiderojë propozimin për të ndryshuar formatin e secilës prej kategorive të saj. Modeli aktual, struktura, ditët e ndeshjeve, oraret e tij, etj., kanë qenë sukses i madh në vitet e fundit

Mes shumë arritjeve të tjera të ligës ne patëm rritje të spektatorëve në masën 20%, rritje eksponenciale e të drejtave tona të televizive kombëtare dhe ndërkombëtare, mes të cilave bie në sy marrëveshja me ESPN në USA. Gjithashtu ne jemi Liga e vetme nga ato kryesore, që kanë dalë me bilanc pozitiv në sezonin e parë të Covid-19.

LaLiga është e gatshme të dialogojë me Federatën për çështje të ndryshme për të përmirësuar futbollin, siç është përmirësimi i VAR, të cilin ne e kemi propozuar tashmë ditë më parë, si dhe ne një strategji të përbashkët kundër Superligës Evropiane, etj”, LaLiga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!