Spanja heq embargon, tifozët në stadiume

Lajmin e dha vetë Carolina Darias, Ministre e Shëndetësisë së Spanjës, gjatë një konference për shtyp të enjten.
Tifozët spanjollë të futbollit më në fund do të jenë në gjendje të kthehen në stadiume sezonin e ardhshëm. Kjo u njoftua nga Carolina Darias, Ministre e Shëndetësisë së Spanjës, gjatë një konference për shtyp pas takimit të këshillit të jashtëzakonshëm të Ministrave, mbajtur këtë të enjte.
Sipas raporteve nga shtypi spanjoll, tifozët do të jenë gjithashtu në gjendje të ndjekin ndeshjet e basketbollit në salla.
“Ne jemi kthyer në normalitet në lidhje me fluksin e vizitorëve në stadiumet tona, për fillimin e Ligës dhe kampionatin ACB”, tha ministrja. Kjo masë është përfshirë në Ligjin e ri të Dekretit Mbretëror i cili parashikon fleksibilitetin e përdorimit të maskës.