Gjici vendos: Do të jetë Longo

Revoluioni te Kuksëi po kalon në etapa interesante. Pero Pejiç drejtori i ri sportiv ka kryer deri tani disa afrime te verilindorët. pa patur në stol një trajner të emëruar. Por dhe kësaj ‘kataraure’ i vjen përgjigja.


Sipas newsport.al, presidenti i Nderit te Kukësi Safet Gjici ka konfirmuar se italiani Diego Longo do jetë trajneri i ri i Kukësit. Numri një I verilindorëve gjithashtu ka shtuar se punimet në stadiumin e ri vijojnë dhe se impianti do jetë gati në korrik.

Për trajnerin e ri, Gjici tregoi se klubi ka disa kohë që po zhvillon negociata të vazhdueshme dhe serioze. “Merkato te Kukësi vazhdon, lojtarët e afruar deri më tani janë të mirë dhe me moshë të re, për pak ditë ekipi fillon stërvitjen”, u shpreh Gjici mes të tjerash për A2.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!