Longo në prezantim: Mos më ngisni…e njoh Superioren

Në antitezë, nga klubi vjen zyrtarizimi i largimit të Agim Ibraimit. 

Kukësi preznton trajnerin. Do të jetë Diego Longo trajneri i ri i Kukësit. Italiani është larguar nga Dinamo Kiev dhe si ndihmës do të ketë Amadeo Di Late. Ditën e sotme Longo ka dalë para mediave dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Longo:

“Para së gjithash ju falënderoj të gjithëve dhe në veçanti klubin që më dha këtë mundësi, si dhe për besimin. Ka shumë besim rreth meje dhe shumë ambicie. Më kanë treguar se me të vërtetë duan të arrijnë gjëra të mëdha dhe pranova të vij këtu.

Që në momentin e parë që takova Aldon (Gjici), Pejic dhe Matraxhiun folëm hapur. Erdha këtu prej besimit të dhënë. E rëndësishme është të jemi të gjithë bashkë, të punojmë dhe të arrijmë objektivat. E njoh kampionatin, e njihja që më parë dhe jo tani kur nisëm të flasim, para tre javësh”.

Më pëlqen Superiorja, mund të rritemi si ekipi. Nuk flas dot për ekipet e tjera për momentin. Sezonin e shkuar të tjerët ishin më mirë se ne. Të shohim Kukësi dhe të përmirësohemi, sidomos në mentalitet.

Trajneri Edi Reja e kam njohur më parë, do e kontaktoj së shpejti dhe do takohemi. Për mua është e rëndësishme të jap më të mirën. Duhet të përmirësohemi. Kam pasur biseda me të dhe është nga ata që të vjen në ndihmë”.

Kam shumë besim te futbollistë dhe te klubi, që i ka afruar. Nuk i kam stërvitur ende. Ka lojtarë të rinj dhe me eksperiencë. Mund të përmend brazilianin që ka ardhur. Nuk do të futemi në fushë sikur i kemi fituar ndeshjet, do punojmë që të futemi për të fituar.

Si asistentë kanë punuar edhe Flik, Tuhel dhe Murinjo. Shpresoj të jem në rrugën e tyre. Është privilegj të punosh në klube të mëdha. Kisha kontratë me Dinamo Kiev dhe vendosa të largohem për të nisur eksperiencën si trajner. Kemi objektiva të rëndësishme.

Qëllimet e klubit janë të qartë: të jemi kompetitivë. Nuk mund të them tani që do të fitojmë kampionatin. Nuk e bën as Teuta, as Vllaznia e as Partizani. Ne do të bëjmë më të mirën tonë. Sa i takon merkatos, do të flas me klubin. Nuk flas për emra. Do flas me klubin për çfarë lojtarësh duhet të vijnë këtu”

Ndërkaq, pak çaste më parë klubi ka zyrtarizuar largimin e Agim Ibraimit.

Njoftimi:

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!