Teuta falenderon Bregun: Ishe magjik

Mesfushori sulmues Dejvi Bregu pasi njoftoi dje në rrjete se pas një viti plot arritje te Teuta, ka marrë vendimin për tu larguar, ka ardhur dhe zyrtarizimi nga vetë klubi bregdetar.
Në një postim në ‘Facebook’ Teuta shkruan:
“Faleminderit përzemërsisht Dejvi Bregu për këtë vit emocionues. Megjithatë jo pa trofe, por me trofeun e Kampionatit dhe të golashënuesit. Kontributi i madh i Dejvit për klubin dhe fanellën e klubit të Teutës do shkruhet me shkronja të arta. Në historinë e KF Teuta, emri i tij do përmendet gjithmonë. I jemi mirënjohës gjithmonë DEJVIT! Shumë suksese në vazhdim kampion!”
