Daja nga Tiraspoli: Jemi të avantazhuar por futbolli…

Partizani udhëtoi sot paradite drejt Moldavisë dhe me avantazhin e së vajtjes 5-2, synon të kalojë rivalët e Stinful. Në konferencën për shtyp Ilir Daja thekson se pavarësisht avantazhit me tre gola nuk ka vend për eufori.

Daja:

“Kualifikimi? Sigurisht që kemi bërë një hap në ndeshjen e parë të luajtur në shtëpi, sepse kemi një diference me 3 gola me kundërshtarin. Por nuk do mendojmë për turin e dytë, jemi të fokusuar te ndeshja e kthimit që do të luajmë nesër këtu. Të shohim në përfundim të 90 minutave si do të jemi në raport me kualifikimin, por edhe me paraqitjen tonë”.

Gjendja e skuadrës? Sigurisht që nuk mund të jap detaje, por e kemi pjesën më të madhe të grupit. Kemi ardhur këtu me të gjithë kontigjentin që kemi në dispozicion për takimin ndaj Sfintul Gheorghe”.

Supriza e mundshme? Kemi luajtur ndeshjen e parë. Ashtu sicc e presim që Sfintul të na paraqitet në një mënyre tjetër, ashtu edhe ne kemi marrë masa për t’u paraqitur në një formë tjetër”.

Sfintul ka mundur Sherifin? Prej një viti jam trajner i Partizanit dhe nuk mund të bëj këtë krahasim përsa i përket Partizanit që ka luajtur me Sherif Tiraspol. Kam ndjekur ndeshjen që ka zhvilluar Sfintul në Superkupë me Sherif Tiraspol dhe aty kemi marrë informacion plus në lidhje me këtë skuadër”, tha tekniku Daja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!