Laçi stërvitet në ‘Elbasan Arena’, Duro në konference…

Në 19:30, trajneri i Laçit Shpëtim Duro, do të dalë në konferencë për shtyp për mediat.

Në ‘Elbasan Arena’, Laçi kreu pak çaste më parë seancën përgatitore e cila do ta dërgojë formacionin bardhezi te sfida vendimtare nesër me Podgoricën për të kthimit në Conference League.

Grupi nën drejtimit e stafit teknik me Duron në krye, u stërvit në kushte optimale ndërsa në terren u pa një kontigjent i bollshëm dhe i predispozuar për të bërë mirë.

Nëse te Vllaznia mungon një Ardit (Krymi) për takimin e kuqebluve me Shiroki Brijeg po nesër në 21:00, te bardhezinjtë kthehet nga pezullimi një tjetër Ardit (Deliu) determinant në mesfushë.

Sakaq, Sporti im.al, servir edhe njëherë formacionet dhe kontigjentin e të dyja skuadrave që prezantuan në 6 korrik në Podgoricë (1-0).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!