Vllaznia nuk ndalet në merkato, Gustavo…

Vllaznia vijon të përforcohet duke dominuar merkaton e Kategorisë Superiore. Sot ka prezantuar Wellinton Gustavo, lojtar brazilian që aktivizohet si mesfushor sulmues.

Gustavo 24-vjeçar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me ekipin e Brdariç dhe do të jetë një tjetër futbollist ‘xhol’ te shkodranët.

Postimi:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur akordin dhe ka firmosur me fantazistin brazilian Wellinton Gustavo “Gigante”. Ai prej disa ditësh ka qenë në stërvitje me ekipin dhe stafi teknik ka dhënë ok-in për të. Për rrjedhojë drejtuesit e klubit kanë gjetur marrëveshjen dhe futbollisti 25 vjeçar do të jetë pjesë e jona për tre vitet e ardhshme.Welcome Wellinton Gustavo “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!