Dinamo afron Gavazajin

Enis Gavazaj rikthehet në Kategorinë Superiore, për të veshur fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë, Dinamos së Tiranës.

Futbollisti 26-vjeçar nga Prizreni së fundi pjesë e Prishtinës në Ipko Superligën e Kosovës, tani duket se është gati të rikthehet në Superiore.

Më parë mesfushori anësor ka veshur fanellat e Skënderbeut dhe Kukësit. Sidoqoftë këtë radhëvjen në Superiore për projektin e ri me emrin Dinamo të trajnerit Bledi Shkëmbi.

Dinamo u ngjit në Superiore pas një mungese të gjatë (2012) teksa tani drejtimin e presidentit të ri blu, Ardian Bardhi, duket se do të nisë një epokë të re. Afrimet e fundit por dhe disa rinovime te shtëpia blu, e bëjnë Dinamon një skuadër që do lujftojë për lart.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!