Teknikët fitues të ‘Euro 2020’

Ata janë 4-ër. Roberto Mançini, 56 vjeç, trajneri i përfaqësuesës së Italisë, Luis Enrike 51 vjeç, kreu i stolit të Spanjës, Garet Sauthgejt 50 vjeç, tekniku i ‘Tre Luanëve’ të Anglisë dhe 49 vjeçari Kasper Hjulmand në krye të surprizës me emrin Danimarkë.

Të gjithë të etur për të triumfuar në ‘Euro 2020’ teksa Europiani është futur në fazë përmbyllëse. Në fakt, të katër teknikët i kanë dhënë jashtëzakonisht shumë përfaqësuesëve të tyre duke merituar kalimin në gjysmëfinale.

Nëse Anglia duket superfavorite për të triumfuar edhe Spanja, Italia dhe Danimarka janë në Londër për të thënë fjalën e fundit në këtë gjysmëfinale apo finale.

Sakaq, për Spanjë- Itali në program në 6 korrik gjykon Feliks Bryzh ndërsa për mbështetësit e ‘Axurëve’ dhe të Furive të Kuqe’, raportohet se janë akorduar nga 6 400 bileta. Paçka se në Wembley do të jenë 60 mijë spektatorë nga 90 mijë që është kapaciteti.

Mançini, Enrike, Sauthgejt apo Hjulmand? Duhet pritur 11 korriku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!