Etrit Berisha zyrtarisht i Torinos
Klubi i Torinos në Seria A ka zyrtarizuar blerjen e parë. Etrit Berisha portieri kuqezi ka firmosur kontratën tre vjeçare me ekipin ‘Granata’ ndërsa pas dy sezonëve te SPAL, rigjen klubin e ri.
Kështu 32 vjeçari nga Prishtina, pas aventurës suedeze teksa luajti deri në 2013 është përshtatur dhe po ecën me karriren sportive si portier në disa klube në Itali.
Portieri ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me klubin nga Torino. Tre kampionate me Lacion, tre me Atalantën dhe dy të fundit me SPAL (një sezon me ekipin nga Ferrara në Seria B).
Portieri kryesor i kombëtares Kuqezi, pritet të tregojë nivelin e tij të lartë në një klub prestigjioz si Torino.