Rinovimit të Tonalit dhe Kalabrias i shtohet Zhiru
Kuqezinjtë e Milanit kanë raportuar sot se Oliver Zhiru është futbollisti më i ri i tyre, Në fakt kishte javë që drejtuesit e klubit po negocionin me francezin e Çelsit ndërsa kanë mbyllur me sukses operacionin me 34 vjeçarin e repartit sulmues. Të hënën vizitat mjekësore…
Edhe pse Çelsi ia zgjati kontratën me një vit, Milani i ofroi 1 milionë euro plus 1 mln të tjera bonuse.
Zhiru mësohet se do të firmosë për 2 sezone me Milanin e Stefano Piolit dhe do të përfitojë afro 3.5 milionë euro në vit.
Ndërkaq klubi i Milanit ka rinovuar me Davide Kalabria. Klubi e njofton në rrjete:
AC Milan është i lumtur të njoftojë se ka rinovuar kontratën e Davide Calabria deri më 30 qershor 2025.
Lindur në 1996 dhe u bashkua me Milanin në moshën 10 vjeç, Davide bëri debutimin e tij në Serie A në maj 2015 dhe, pas 151 paraqitjeve dhe 5 golave të shënuar në 7 sezonet e tij me Ekipin e Parë, ai do të vazhdojë të veshë fanellën e kuqezinjëve”, shkruan klubi. Më herët edhe Sandro Tonali ka zgjatur kontratën me Milan.