Shkarkohet Frank De Bur

Vjen largimi i trajnerit të Holandës Frank De Bur. Pas një takimi me menaxherin holandez dhe ndihmësit e tij, Federata Holandeze sanksionoi divorcin me efekt të menjëhershëm nga ish-trajneri, i eliminuar në raundin për 1/8 -at të kampionatit Europian.

Eleminimi nga Çekia fatal për De Bur i cili nuk e realizoi objektivin e tulipanëvee. “Në kontratë – thuhet në njoftimin për shtyp – ishte parashikuar që Holanda të shkonte deri në gjysëfinale”.

Sakaq pas trajnerit të Holandës pritet shkarkimi i menjëhershëm edhe i Dider Deshapms te Franca skuadra e të cilit u eliminua dje nga Zvicra.

Mediat franceze pohojnë se drejtuesit e federtaës janë shumë të pakënaqur nga tekniku. Zhvillimet janë intensive, pritet Zidan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!