Dede niset për “Erzen”

Nevil Dede merr rimonin e Erzenit të Shijakut. Pas eksperiencës te Tirana në Superiore, largimit enigmatik para ndeshjes me Laçin, Dede rikthehet sërish në pankinë dhe këtë herë për të drejtuar skuadrën e Erzenit në Kategorinë e Parë.

Largimi i Dorian Bubeqit nga shijakasit teksa njoftohet në një status i ka hapur rrugë pikërisht rikthimit në punë ritmike Dedes me skuadrën e periferisë së Durrësit, Erzenit.

Nevil Dede para Tiranës ka drejtuar disa skuadra si Luftëtari, Kastrioti dhe Laçi, ndërkohë që ka punuar edhe me kombëtaret e moshave dhe të femrave. Në ekranet sportive, një analist i mirëfilltë sportiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!