Formati i ri i Kategorisë së Parë

Janë përcaktuar datat e fillimit të sezonit të ri futbollistik për sezonin 2021-22. Nëse te Superiorja situata duket e kristalizuar teksa 10 ekipet në format e dinë funksionimin, te e Para e cila sikurse elita nis në 11 shtator, ende ka shumë hamendësime.

Sipas asaj që ka raportuar FSHF, Kategoria e Parë do të ketë një ndryshim të rëndësishëm në strukturë pasi do të rikthehet edhe njëherë kampionati me vetëm një grup. Kjo duket risia e kësaj kategorie që për këtë sezon 16-të skuadrat pjesëmarrëse nuk do të jenë të ndara në dy grupet A dhe B por në një të vetëm. Dilemat e funksionimit mbetën…

Ndërkaq, sërish skuadrat e traditës në këtë kategori nuk do të mungojnë. Apolonia dhe Bylis vijnë nga Kategoria Superiore por dhe Besa, Tomori, Lushnja, Besëlidhja, Burreli, Korabi,Pogradeci etj, pritet të luajnë rol të madh në nivelin e dytë futbollistik.

Formula me dy skuadra që sigurojnë ngjitjen direkt dhe një e tretë që do të zhvilloj një play-off me skuadrën e 8-të të Kategorisë Superiore (në fushën e skuadrës elitare) gara për ngjitjen do të jetë shumë e egër. Por edhe mbijetesa do të jetë vendimtare pasi janë 4 skuadra që do të zbresin një kategori më poshtë dhe dy të tjera që do të zhvillojnë play-off mbijetese./Sporti im.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!