Merkato, Limaj goditje “100 milionëshe”

Klubi i Tiranës e nis me një supergoditje. Premisat për të bërë një tjetër grup special. Të tjerat ecin mes përshtjellimëve. Për tu verifikuar afrimet e shumta te Laçi e Vllaznia ndërsa te Partizani duket se merkato në hyrje- dalje nuk ka ndalesë. Teuta fare pak…

Kukësi:

Pas Ardit Hiles, Edison Ndrecës, Edi Basa sulmues i krahut të djathtë, zyrtarisht i skuadrës verilindore. 27-vjeçari ka firmosur për një vit me ekipin e Kukësit por goditja që duket e madhe në këtë hapësirë merkatoje lidhet me një ish futbollist verilindor.

Tirana:

“Vesel Limaj tek KF Tirana! Kampi bardheblu njofton se ka arritur marrëveshjen me lojtarin Vesel Limaj. Klubi mirëpret mesfushorin i cili nënshkroi sot për dy sezonet e ardhshme.24 vjeçari pritet t’i bashkohet skuadrës për të nisur stervitjen dhe përgatitjet për sezonin e ri”, njofton klubi i Tiranës.

Partizani:

Prej javësh kthyer në kantier. Largime prepotente thuajse e gjithë skuadra e vitit të shkuar. I fundit me shumë mundësi Esat Mala. Për mesfushorin ka sirena turke. Afrimet ‘Big’, Emiljano Musta, Herald Marku, Dajan Shehi, Arinaldo Rrapaj pritet të pasohen nga të tjerë futbollistë cilësorë.

Skënderbeu:

Portieri që i mundësoi në përqindje të lartë shpëtimin korçarëve Bekim Rexhepi por dhe mbrojtësi Leard Sadriu janë bërë ditët e fundit pjesë e korëarëve. Trajneri Memelli ka treguar se di të ingranojë elementë të rinj për gjëra të mëdha. Edhe Shkëlzen Ruçi, Jurgen Vrapi pjesë aktuale. 

Egnatia

Egnatia e promovuar në elitë po ecën në merkato me lojtarë si Franc Ymeralilaj, Arbër Çyrbja, Bledar Lila. (vijon)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!