Lamtumira e Ramos në Valdebebas përmes protokollit…

Më 30 qershor përfundon kontrata e Serxhio Ramos me Real Madrid.

Lamtumira pas 16 vitëve ka ardhur ndërsa të mërkurën lajmi pushtoi ambientin sportiv në çdo cep të botës. Në këtë situata teksa kapiteni legjendar ende nuk i dorëzuar ‘pajimet’, klubi i ofroi shumë pak duke saktësuar një vit kontratë dhe ulje 10%.

Sot në Valdebebas në 12:30 futbollisti do të thotë lamtumirën me të gjitha nderimet, i shoqëruar nga Florentino Pérez dhe pothuajse i gjithë Bordi i Drejtorëve dhe drejtuesit e klubit. Lamtumira do të jetë në harmoni të plotë midis palëve, pavarësisht mungesës së marrëveshjes që vetëm kampionë si Ramos dhe një klub i madh si Reali arrijnë ta realizojnë.

Ramos largohet me katër Kupa Europiane, katër Kupa Botërore Klubesh, tre Superkupa Europiane, pesë La Liga, dy Kupa të Mbretit dhe katër Superkupa spanjolle. I dyti në historinë e Real Madrid pas Pako Gentos.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!