Pas Ramosit edhe Varan jashtë Realit

Për 28 vjeçarin francez,paraqet interes Mançester Junajtid, vlen 70 milion.

Rafael Varan është gjithnjë e më larg Madridit. Mbrojtësi i Realit do të përfundojë kontratën e tij në qershor 2022 dhe tashmë ka refuzuar disa oferta rinovimi nga Reali teksa flitet për përgjysmim page.

Sipas AS, qendra franceze mund të vendoset që tani në hapësirën e transferimëve të verës në mënyrë që klubi i presidentit Perez të mund të mbledhë një shumë të konsiderueshme nga shitja e tij.

Kampioni i botës luan që nga sezoni 2011-12 me fanellën e bardhë të galatikëve duke i fituar të gjithë trofetë e mundur në qarkullim. Së bashku me Serxhio Ramos, Rafael Varan ka mbajtur peshën e qëndrës së mbrotjes së Realit. Së fundi të dy shihen larg planëve të Ançelotit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!