Rusia ka Mirançuk, Turqia…

Grupi B: Finlandë- Rusi 0-1 (Mirançuk 47+2′)

Rusia bëhët e ‘gjallë në Shën Petersburg dhe në takimin e dytë në Grupin B ndësa arrin të fitojë 0-1 ndaj Finlandës.

Një duel i cili ishte përgjatë gjithë kohës nën kontrollin dhe epërsinë territoriale të skuadrës së Çerçesov. Edhe pse Dzyba duket larg optimales, një lojtar që aktivizohet në Seria A me Atalantën, Mirançuk, tregon klas e cilësi në kohën shtesë të fraksionit të parë teksa arrin të gjëjë golin me vlerën e tri pikëve.

Grupi A: Turqi- Uells

Sakaq pas pak në fushë (18:00) Turqi- Uells në Baku. Këtu për Grupin A luhet gjithëçka për gjithëçka. Nisur nga humbja e ditës së parë me Italinë, turqit e Gynesh e kanë të paevitueshme faktin për të bërë tri pikë. Uellsi me Bejl që nga minuta e parë në fushë, së paku për të mos humbur.

Këtë takim e gjykon portugezi Artur Diaz

Formacionet zyrtare:

Turqia: Çakir; Çelik, Sojunçu, Ajhan, Meras; Jokushlu; Karaman, Tufan, Under, Çalhanollu; Jilmaz.

Uellsi: Uard, Roberts, Rodon, Mefam, Devis; Ramsei, Alen, Morell; Bejl, Xhejms, Mur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!