Xhokoviç fiton ‘Roland Garros’
Novak Xhokoviç fiton Roland Garros. Në finale mposhti grekun Stefanos Tsitsipas pas 5 seteve të luajtur me rezultat 6-7 2-6 6-3 6-2 6-4.
Një finale e cila nisi mjaft keq për tenistin numër 1 në Botë. Dy setet e para shkuan për grekun Tsitsipas por më pas raketa e parë ishte Xhokoviç duke mbyllur në 3-2.
Ky ishte titulli i 19-të në turne Grand Slam për serbin Xhokoviç
I pari tenist në epokën ‘Open’ që fiton dy herë të gjitha Slam-et.