Smajlaj, kampioni i kërcimit në Tokio

Në një postim të fundit në rrjete, KOKSH njofton se Izmir Smajlaj figuron në litën e sportistëve që do përfaqësojnë Shqipërinë në Olimpiadën e Tokios.

28 vjeçari nga Shkodra shkon në këtë kompeticion me ftesë. Smajlaj garon në disiplinën e kërcimit së gjati. Rezultatet e fundit tregojnë se Smajlaj ka gjëndje optimale dhe se Kampioni i Europës në këtë disiplinë, pritet të shfaqet konkurues për medalje.

Në fakt, Komiteti Olimpik Shqiptar njofton në kohë për sportistët që do të jenë pjesë e Olipiadës ‘Tokyo 2020’ Evenimenti i madh sportiv pasi u shty për në 2021 për shkak të pandemisë, disa herë është vënë në pikëpyetje por përfundimisht do të zhvillohet gjatë gushtit të këtij viti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!