Xhaka: Mendoj Zvicrën, merkato pret…

Nga Baku, (Azerbajxhan) kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka gjatë konferencës së sotme për shtyp përpara takimit të nesërm me Uellsin në 15:00, (Grupi A Euro 2020) u pyet për raportimet e fundit se ka një ofertë konkrete nga Zhoze Murinjo për ta shpërngulur nga Arsenali te Roma.

Shqiptari nuk e mohoi por as nuk e pohoi faktin që ai do mund të ketë pranuar akordin paraprak.

Xhaka:

“Gjithmonë ka zëra sapo hapet merkato, por unë nuk dua të flas tani për të ardhmen time”.

“Unë jam 100 % i përqendruar këtu me ekipin kombëtar. Çfarë mund të ndodhë më pas, do ta mësoni”, preu shkurt Xhaka.

Ndërkaq, numri 10 me 91 paraqitje me fanellën helvete është lojtari i gjashtë që ka veshur më shumë fanellën e kombëtares zvicerane. Mesfushori 28 vjeçar ka përpara vetes Lishtajner me 108 prezenca…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!