Martinez: Anglia favorite, luan 6 ndeshje në shtëpi

E ndërsa e gjithë bota e sheh Francën aktuale, si favorite kryesore për triumfin në ‘Euro 2020’, Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës mendon ndryshe. Argumentin kryesor spanjolli i stolit belg e mban fort të fshehur në vetvete ndërsa thotë se Anglia mbetet numri 1 i fitimit të turneut europian.

Për ‘El Larguero’ trajneri që trajnon që nga 2016-ta Lukakun me shokë shprehet: “Jo, nuk mendoj se Franca është favoritja. Të gjitha skuadrat janë të forta, porgjithçka varet edhe si përshtatemi me filozofinë e lojës.

Franca luan kundër Gjermanisë, Portugalisë dhe Hungarisë dhe kjo mund të jetë një avantazh sepse ata kanë ndeshje të nivelit shumë të lartë për të përgatitur pjesën e dytë të turneut, por gjithashtu mund të jetë një vështirësi sepse ata mund të renditet i treti dhe të ketë një rrugë më të vështirë përpara.

Ekziston vetëm një favorit dhe kjo është Anglia për mendimin tim, pasi ata do të jenë në gjendje të luajnë gjashtë nga shtatë ndeshje në stadiumin e tyre. Është një avantazh i madh “.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!