Holandezi Makelie gjykon Turqi- Itali në ‘Olimpico’

Arbitri holandez, 38-vjeçari Dani Makelie është caktuar si arbitri kryesor i ndeshjes së parë të Euro 2020 në program nesër në Romë në 21:00 mes Turqisë dhe Italisë për Grupin A.

Deri më tani, ndeshja më e rëndësishme që Makelie ka drejtuar në karrierën e tij ishte ndeshja finale e Europa League e vitit të kaluar në Këln në të cilën Sevilja mundi Interin e Milanos 3-2.

Holandezi ishte gjithashtu pjesë e grupit prej pesë gjyqtarësh në krye të VAR-it në finalen e Kupës së Botës tre vjet më parë në Rusi (Franca mundi Kroacinë 4-2).

Makelie në ‘Rusi 2018’ ishte me statusin e asistentit të arbitrit kryesor të VAR, italianit Masimo Irrati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!