Dëmtohet Pelegrini, nga ‘Fiore’ ftohet Kastrovili

Euro 2020, do të nisë me disa probleme në kontigjent për Italinë e cila hap nesër në 21:00 kompeticionin europian në Romë me Turqinë (si skuadër udhëtuese).

Lorenco Pelegrini, me gjasë ka humbur kompeticionin pasi ai pësoi një dëmtim të muskujve gjatë stërvitjes së djeshme në Koverçiano.

Nisur këtu, Italia ka kërkuar në UEFA një futbollist tjetër, këtë herë duke nominuar mesfushorin violë Gaetano Kastrovilin.

Lajmi është njoftuar në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit:

“FIGC i ka kërkuar UEFA-s mundësinë e zëvendësimit të lojtarit Lorenzo Pellegrini i cili, gjatë trajnimit të djeshëm,mori një dëmtim. Nënshtruar testeve diagnostike këtë mëngjes, lojtari do të mbetet ende në ekipin kombëtar që do të zhvendoset në Romë këtë mëngjes.

Si një masë paraprake dhe në pritje të reagimeve nga Uefa, mesfushori Gaetano Castrovilli do të bashkohet me grupin në Romë”, thotë njoftimi.

Sakaq, më herët Italia humbi për shkak dëmtimi Stefano Sensin. U ftua Mateo Pesina i Atalantës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!