Kosova e Shaland mundet në miqësore

Miqësore në Antalia: Kosovë-Guinea 1-2

Shaland luan me ekipin e dytë, mundet në miqësore nga Guinea.

Përfaqësuesja e Kosovës luajti sot miqësoren e parë nga dy të planifikuara në Antalia të Tuqrisë. Formacini i Bernard Shaland në përbërje të të cilit pati shumë risi, pas barazimit 0-0 në pjesën e parë me Guinenë në ë dytën, pësoi dy gola.

Fillimsiht Mustafa Kaoute gjeti avantazhin për afrikanët në të 60-ën ndërsa pas 5 minutave në të 65-ën, Guinea shënoi edhe të dytin me penallti nga Jose Kante. Në minutat shtesë (93′) Dardanët shkurtuan diferencën në 1-2 me Arb Manajin

Ndërkaq miqësorja e radhës për Kosovën sërish në Antalia me Gabian në 11 qershor.

Kosova e nisi kështu: Bekaj; Thaqi, Jashanica, Domgjoni, Bajselmani; Broja, Loshaj,Hoxha,Rrudhani; Topalli,Daku. Tr: B Shaland

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!