Anglia, Danimarka e Holanda teste prej fituesi

Turi i takimeve miqësore të skuadrave europiane pak ditë nga ‘Euro 2020’ ka vijuar edhe sot. Kështu Anglia ka mundur Rumaninë në ‘Riverside’ të Midellsboro, falë një penalltie të shndërruar në gol nga Rashford.

Edhe Holanda pas lumit të kritikave për lojë e rezultate jo bindëse, arrin një fitore të thellë ndaj Gjeorgjisë 3-0. Austri-Sllovaki u mbyll pa gola, ndërsa Skocia kaloi thjeshtë në transfertë Luksemburgun 0-1.

Ndërkaq Danimarka arriti t’i shënojë dy gola fraksionin e dytë Bosnjë-Hercegovinës, në një duel të luajtur në Bronbi.

Norvegjia u mund nga Greqia 1-2 teksa Europa mbylli me testin e një ‘finaljeje’ në Bruksel. Belgjika me një gol të Lukakut mundi Kroacinë 1-0

Miqësore sot:

Danimarkë- Bonje&Hercegovinë 2-0

Angli – Rumani 1-0

Holandë – Gjeorgji 3-0

Austri – Sllovaki 0-0

Luksemburg – Skoci 0-1

Norvegji – Greqi 1-2

Belgjikë – Kroaci 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!