Franca në gjenerale, tre gola Bullgarisë

Miqësore: Francë- Bullgari 3-0

Me dy gola të Olivier Zhiru dhe një të Antoine Grizman, Franca ka bërë detyrën në përballjen miqësore të luajtur sot ndaj Bullgarisë në Paris.

Ndeshja miqësore luajtur para pesë mijë shikuesve ishte ndeshja e fundit për kampionen e Botës para se ‘gjelat’ të nisin kampionatin europian.

Në fitoren 3-0, sulmuesi i Barcelonës, Grizman hapi serinë e golave në minutën e 29-të. Më tej stafeta i kaloi sulmuesit të Çelsit teksa dy herë në të 83 dhe 90-tën i dërgoi shifrat në 3-0.

Franca bën pjesë në grupin e ‘ferrit’ Euro 2020 pasi përveç tyre për dy vende në grup janë dhe Gjermania e Portugalia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!