Deshamps: Po, jemi favoritët e ‘Euro 2020’

Benzema zbret në një ndeshje me Francën pas më shumë se 5 vite jashtë. Miqësorja me Uellsin në Nicë.

“Ne nuk fshihemi. Si kampion bote, jemi ndër favoritët. Se lojtarët e kanë atë ndjenjë, po, por mbetet në letër. Talenti dhe cilësia janë aty. Unë kam privilegjin të kem lojtarë të nivelit të lartë. Jo vetëm në repartin sulmues, por në të gjitha pozicionet. Të kesh besim, qetësi dhe ambicie është fantastike.

Kështu është shprehur trajneri i Francës Didier Deshamps për L’Equipe, në prag të miqësores së sotme (21:05)Francë – Uells.

Në fakt Bokmakersat’ e kanë kuotuar Francën si favoritën kryesore për të triumfuar në Euro 2020 me koeficentin 5.6, Anglinë me 5.88. Belgjika është skuadra e tretë dhe më pas vijnë Spanja dhe Gjermania.

Sakaq, kampionët aktualë të Portugalisë kanë koeficientin 9,5, ndërsa Italia është e shtata.

Formacionet Francë-Uells (Miqësore)

Immagine
Immagine

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!