Muriqi 4 gola, Sllovenia barazon në Shkup…

Miqësore në Prishtinë: Kosovë- San Marino 4-1 (Muriqi 27′, 45+1′, 46′, 76′ Pen / Tomasini 85′)

Kosova mundi San Marinon falë një pokeri të shënuar nga sulmuesi i Lacios Vedat Muriqi. Në testin e luajtur në ‘Fadil Vokrri’, Shaland aktivizoi edhe disa futbollistë të rinj por në fushë nuk munguan senatorë si Muriqi, Vojvoda, Rrahmani, Halimi, Zeneli etj. Ndeshja përfundoi me shifrat 4-1 për Kosovën.

Miqësore në Shkup: Maqedoni e Veriut-Slloveni 1-1 (Elmaz 55’/ Shigoi 97′)

Një test miqësor por në fushë kryesisht në fraksionine dytë u pa një ndeshje supere luftuar mes Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë. Elif Elmaz kaloi përpara vendasit në të 55 dhe barazoi shifrat sulmuesi i Venecias, Shigoi në të 97-ën (u akorduan 5 minuta shtesë).

Ndërkaq në dy miqësoret e tjera: Kroacia barazoi 1-1 me Armeninë ndërsa po 1-1 u mbyll edhe Sllovaki-Bullgari. Në mbrëmje miqësorja Poloni-Rusi u ndal po te barazimi me gola 1-1.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!