Kosova plot yje, katër gola Lituanisë

Miqësore: Kosovë-Lituani 4-0

Dardanët e Bernard Shaland, mposhtën sot me rezultatin 4-0 skuadrën e Lituanisë në një miqësore të luajtur në ‘Fadil Vokrri’.

Përfaqësuesja e Kosovës përpara se të startojë me kualifikueset me Suedinë dhe Spanjën, dëshmuan se kanë mjaft cilësi. Arbër Zeneli, Milot Rashica, Vedat Muriqi e Besart Halimi, treguan shumë klas sot në këtë ndeshje gjenerale.

Të gjithë golat e dardanëve erdhën si logjikë e lojës argëtuese e të menduar mirë.

Milot Rashica pas kthimit në formacion i dhuroi Vedat Muriqit krosin perfekt te goli i dytë. Sulmuesi i Lazios, goditi me kokë teksa dërgoi topin në rrjetë.

Më herët Arbër Zeneli në të 27 dhe sërish futbollisti i Reims në të 71-ën i dërgoi shifrat në 3-0. Goli i katërt shënuar nga Besart Halimi, për vitrinë. Pasi shmangu gjithë mbrojtësit, mesfushori goditi tokazi në të majtë të portierit mik. 4-0.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!