Tirana kthehet në ‘identitet’

Tirana i dha fund një edicioni tejet negativ. Për emrin që ka dhe vlerat që mbart. Kampiona e sezonit të kaluar në atë 100 vjetor, i bëri mjaft mirë punët por ky i radhës duket se mbylli një ndër kapitujt më të dobët në shumë aspekte.

Bardheblutë pa trofe e pa europë. Trajneri në pikëpyetje për tu konfirmuar por dhe drejtues të tjerë janë në fije të perit. Tifozët në oponencë të përherëshme me politikat e klubit më të titulluar në vend. Logoja e 100 vjetorit transformohet në një tjetër karakteristike për klubin.

Prezantimi vjen kështu:

“Me përfundimin e këtij sezoni, përgjatë së cilit KF Tirana u identifikua me logon e 100 vjetorit të saj, tashmë me hyrjen e sezonit të ri 2021-2022, klubi prezanton logon e re që do ta identifikojë në vitet e ardhshme. Duke i qëndruar besnik autenticitetit të saj dhe detajeve personifikuese, kjo logo do të mbahet e stampuar në fanellat dhe zemrat bardheblu”, shkruan Tirana në një njoftim në rrjete.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!