Drejtori i Laçit, Halili: Nuabueze në Malajzi, ikën portieri Sali

Drejtori sportiv i Laçit Naim Halili, thotë për ‘Sportiim.al’ se bardhezinjtë kanë demostruar këtë kampionat se janë një kolektiv mjaft i fortë e rival i denjë për të gjitha pretendentet e Kategorisë Superiore.

Laçi pati firo të paparashikuara gjatë fazës së katërt, por dhe dëmtimet e shumta privuan për të kërcënuar titullin kampion. “Nuk shkoi mirë me skuadrat e fundit të tabelës’, thotë drejtori kur pyetet për marshin final, atë të titullit.

Bileta e Conferene League mjaftoi për Laçin e këtij sezoni?

“Parë si si rodhën situatat te klubi ynë duhet të jemi të kënaqur. Shpesh kemi qenë shumë pranë objektivit kryesor titullit por fillimi jo i mirë dhe disa probleme me kontigjentin fazën e fundit, diktuan.”

Mbyllët zyrtarisht me Nuabuezen?

“Po. Kiri ishte i jashtëzakonshëm si sulmues. Kontrata i përfundonte në 31 maj dhe me konsensus u largua. Ne si klub e falenderojmë për gjithë kontributin. Sipas informacionëve që kam, ai ka udhëtuar drejt Malajzisë për tu aderuar te Kuala Lumpur.

Kush ikën dhe kush vjen?

“Po ato që janë larguar ne i kemi bërë publike në kohë por dje nga Laçi mbylli edhe portieri Edmir Sali. Laçi ka përpara shortin e datës 15 qershor për Conference League dhe natyrshëm afrimet dhe largimet, janë disi të kufizuara”.

Më tej?

“Më tej asgjë. Presidenti Laska dhe ne faktori tjetër i klubit, kemi piketuar disa përforcime dhe pista kryesore do të jetë ajo e Kosovës dhe rajonit.”

Duro?

“Ai është në kontratë deri pas ndeshjeve të Europës. Vendos presidenti dhe vetë trajneri. Unë zakonisht jam për misione afatgjata. E thashë është temë e presidentit.

Çfarë prisni nga pjesëmarrja e 8 europiane në histori…?

“Natyrisht që Laçi ka bërë histori duke u prezantuar shpesh si një klub i madh europian. Kemi kaluar tri herë turin e parë dhe kemi qënë 1 minutë larg kalimit në turin e tretë (Laçi-Ber Sheva 2020; redaktori). Koeficenti na favorizon dhe do tentojmë të shkojmë larg.”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!