Ankandi/ Gurakuqi: Skualifikimi? Vendos gjykata

Vlera e përcaktuar nga ku mund të nisë Ankandi për të blerë aksionet e Vllaznisë, 507 milion lekë. Kandidati: ‘Na skualifikuan pa argumenta bindës.’

Almiro Gurakuqi kandidati i deklaruar paraprakisht për të blerë aksionet e Vllaznisë por i skualifikuar në raundin e parë, ka dalë sot në një deklaratë për mediat.

Biznesmeni shkodran, pretendon se emri i tij është skualifikuar nga Komisioni i Ankandit me pa të drejtë.

Në kritetert kuaifikuese dhe skualifikuese këto pika që ka ngritur si pretendim Bashkia Shkodër nuk janë absolutisht të përfillëshme“, thotë Gurakuqi. Konflikt interesi, ofertë jo në kufirin e përcaktuar nga Bashkia, apo çështje të tjera në dokumentacion të tvsh,etj, janë disa nga ato tema që ngre dhe analizon kandidati.

Ai ecën: “Këto janë arsyet pse ne jemi skualifikuar nga Bashkia. Ne ditën e hënë, kemi bërë ankimimin tonë në Bashki dhe presim nga subjekti shitës një përgjigje të detajuar. Megjithatë do të jetë procesi gjyqësor që do vendosë në fund pasi ne jemi shumë seriozë. Vllaznia e Shkodrës është një institucion që e ka tvsh-në brenda”. Ndër të tjera kandidati i skualifikuar.

Në fakt, Gurakuqi paraprakisht kishte bërë një ofertë prej 460 milion lekë dhe bashkë me tvsh-në vlera totale e vlerës së tij shkonte diku te 550 milionë lekë. Ky fakt por jo vetëm sipas institucionit shitës, janë ato që skualifikojnë kandidatin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!