Vllaznia në njoftim: Nuk ka tifozë në stadium

Marrë shkas nga dëshira për të asistuar në ‘Loro Boriiçi’ për Vllaznia- Laçi (të mërkurën ora 17:00) ,klubi i Vllaznisë ka dalë me një deklaratë zyrtare teksa sqaron se stadiumet janë të mbyllura për arsye të COVID-19. Njoftiimi tregon se dhe sfida e fundit të kampionatit ndaj Laçit, do të jetë me të mbyllura.

NJOFTIMI I KLUBIT TË VLLAZNISË.

SQARIM

KF Vllaznia ju bën të ditur të gjithë tifozëve të saj se pavarësisht zërave që kanë qarkulluar ditët e fundit, stadiumet shqiptare vazhdojnë të jenë të mbyllura si rrjedhojë e rregullave të vendosura nga institucionet shtetërore për shkak të situatës së krijuar nga covid-19. Për këtë arsye, edhe në ndeshjen e nesërme, atë ndaj Laçit që është e fundit e këtij kampionati, prania e tifozëve në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” është sërish e pamundur. Mbetemi me shpresë që të paktën në ndeshjen finale të Kupës së Shqipërisë ndaj Skënderbeut, të kemi një numër tifozësh në shkallët e stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!