Shehu para Skënderbeut: Nuk di nëse qëndroj

Orges Shehi trajneri aktual i Tiranës, kërkon tre pikët në një ndeshje ku ato vlejnë vetëm për statistikë. Tirana e këtij edicioni një dështim total.

Skuadra kampione e sezonit 2019-20, falë politikave të gabuara në të gjitha drejtimet, dështoi jo vetëm në objektivët parësorë Kupë- kampionat por nuk arriti as një vend në Europë. E palalshme për një klub aq të madh si Tirana.

Ndërkaq, Shehu edhe pse ka rritur treguesit personalë me Tiranën, dështimi në sfiden vendimtare me Laçin (0-1) mund të pengojë firmën e vazhdimësisë me 25 herë kampionët e vendit.

Sot në konferencë para ndeshjes përmbyllëse me Skënderbeun, trajnetri ka deklaruar:

“Është ndeshja e fundit, kërkojmë t’i bëjmë një mbyllje dinjitoze kampionatit. Pra duke e respektuar në maksimumin kampionatin, pa marrë parasysh objektivat. Do mundohemi të fusim disa elementë të rinj, që t’u japim disa minuta. Do kemi mundësi t’i shohim çfarë janë në gjendje të bëjnë, por edhe ata ta kuptojnë se janë pjesë e skuadrës tonë dhe i pret një e ardhme tek ne”.

“Ndeshjen e kaluar do kisha dashur të bëja më shumë ndryshime, ta nisja më shpejt me lojtarët e rinj. Gati dy ditë më parë kishin luajtur me ekipin U19 dhe nuk donim të rrezikonim. Krijuan një përshtypje të mirë, janë lojtarë që premtojnë. Meritonim më shumë për vetë rastet që kishim, por na penalizoi finalizimi. Shpresoj që edhe nesër të shprehemi mirë, të shkojmë te porta dhe pse jo, të shënojmë”

E ardhmja? Kjo e ardhmja është bërë kështu si… Për të ardhmen më pyesin çdo javë, por do të flasim pas datës 31 maj. Atëherë më mbaron kontratë dhe do të kemi zhvillime të reja. Nëse do të kemi një kontratë tjetër, normalisht do të ketë ndërhyrje, në çdo skuadër janë të domosdoshme.

Do konfiguronim skuadrën sipas asaj që duam të luajmë, sipas modulit që do luajmë. Ky është vizioni im, pastaj se çfarë ndodh është kompetencë e drejtuesve të klubit”, ka shtuar trajneri i Tiranës.

“Notë vetes? Të flasësh për veten është e vështirë. Kurrë nuk e kam bërë dhe nuk e bëj. Të tjerat japin vlerësimet për ty. Besoj se kemi marrë pikë të konsiderueshme. Skuadra ka qenë gjithmonë në ekuilibër, kompetitive, çdo ndeshje ka hyrë për ta fituar.

Në disa ndeshje mund të merrnim pikë më shumë, por nuk ndryshoj asgjë nga ajo që kam bërë me stafin. Jemi djegur në një moment, për çështje fati, dhe mund të ishim në Europë. Mendoj se nuk do ndryshoja asgjë. Pikët janë ato që flasin dhe ua jep ju mundësinë për të vendosur notat”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!