Duro: Ndaj Vllaznisë mungon Obanor

Laçi i Shpëtim Duros, me barazimin e javës së 35-të ndaj Teutës 0-0, zbehu ndjeshëm ëndrren për tu shpallur kampionë i Superiores numër “82”. Ndonëse për 90 minuta bardhezinjtë ushtruan presion, Stivi Frashëri nuk u gjunjëzua asnjëherë.

Megjithatë te Laçi janë të ndërgjegjëshëm se kanë kryer një sezon fantastik dhe se pjesëmarrja numër 8-të në kompeticionet europiane në një dekadë, përbën sukses të jashtëzakonshëm. Edhe pse kështu, matematika lejon të luajnë shanset e tyre për titull ose vend të dytë. Në të dy rastet do ishte hera e parë…

Ndërkaq në vigjilje të ndeshjes me Vllazninë nesër në ‘Loro Boriçi’, trajneri i Laçit, Shpëtim Duro do të ketë thuajse të plotë kontigjentin. Rikthehet mungesa e madhe ndaj Teutës, Albion Marku por nuk do të zbresë në fushë Erhun Obanor.

Trajneri Duro e konfirmon: “Jemi të plotë me përjashtim të mbrojtësit Obanor’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!