Brdariç: Të mundim Laçin, llogaritë në fund

Tekniku: ” I gjithë qyteti do t’i ketë sytë te ne. Kemi arritur objektiva, pjesëmarrjen në Europë.”

Tomas Brdariç ka kryer punë kolosale me Vllazninë në një sezon ku askush nuk kishte paraparë këtë ecuri të shkodranëve. Në kudhtet aktuale, Vllaznia luan nesër në 17:00 shnaset e saj për titull pasi në javën e fundit gjëndet me pikë të barabarta me Teutën.

Në fakt, do duhet të ketë shumë fat pasi kalendari i ofron një rival që Vllaznia nuk e mundi asnjëherë në kampionat. Për duelin me Laçin, në takimin e 4 sezonal, Bërdariç shprehet se do ti duhet thjesht ta mundë…pastaj llogaritë.

Brdariç:

Ndeshja me Laçin- “Nesër ndaj Laçit është ndeshja finale e sezonit. Është java e fundit, për ne është si një ndeshje tjetër. Jemi komplet të fokusuar në këtë ndeshje. Do të jetë betejë në të gjitha fushat e Superiores. Ne duhet të fokusohemi te ndeshja jonë. Kur takimi të përfundojë, do shikojmë rivalët dhe të bëjmë llogaritë për sezonin. Për sa kohë sezoni nuk pa përfunduar, na lejoni të fokusohemi te kjo ndeshje. Është e rëndësishme jo vetëm për ne, por për të gjithë Shkodrën. I gjithë qyteti do t’i ketë sytë te ne. Kemi arritur objektiva, pjesëmarrjen në Europë.”

Taktika sulmuese ndaj Laçit: “Nuk duhet të futemi në fushë, me idenë sa gola do të shënojmë por me idenë si do ta ftojmë ndeshjen. Laçi është një skuadër e fortë dhe ka një trajner të mirë. Të futemi në fushë për të luajtur futboll.”

Biseda me Martinin: “Ajo e Martinit ishte një skemë që më takoi. E quajnë titullin të fituar. Të shikojmë çfarë do të ndodhë.”

E ardhmja: “Të përqendrohemi te ndeshja më mirë. Vllaznia është në proces shitjeje dhe pronarët e rinj do të vendosin për të ardhmen. Të shikojmë çfarë do të ndodhë. Duhet të shikojmë gjërat pozitive nga ky sezon, pas këtyre ndeshjeve mund të flasim”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!