De Laurentis në ditëlinjde largon Gatuzon, ikën dhe Iakini

Lëvizje të shumta në pankina, edhe Juriç nga Verona drejt Torinos…

Fiorentina në Seria A, largon zyrtarisht trajnerin Iakini: “ACF Fiorentina do të donte të falënderonte Giuseppe Iachini, Cesare Prandelli dhe stafin e tyre përkatës, të gjithë lojtarët ne skuadrës, ata që do të qëndrojnë dhe ata që ndjekin rrugë të tjera dhe stafi të cilët, në këtë kampionat shumë të komplikuar për ngjyrat vjollcë, kanë dhënë mbështetjen e tyre për të mbyllur dhe kapërcyer këtë sezon të vështirë”.

Ndërkaq edhe Napoli përmes një postimi të presiedntit De Laurentis në rjete i ka dhënë fund aventurës me Napolin. Me shumë gjasë Rino Gatuzo do të nisë një projekt të ri pikërisht te Fiore e Komisos.

“I dashur Rino, jam i lumtur që kam kaluar këto dy sezone me ty. Duke të falënderuar për punën e kryer, të uroj suksese kudo që të shkosh. Një përqafim edhe për gruan dhe fëmijët e tu”, shkruhej në postimin e presidentit në Twitter.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!