Superkupa, Inter- Juve në Arabinë Saudite

Atalanta, Fiorentina, Inter, Juventus, Lacio, Napoli dhe Hellas Verona, kërkuan largimin e tij në prill. Sot presidenti i Ligës së Seria A, ju ofron para…

Gjatë një prononcimi në ‘Radio Anch’io sport’, presidenti i Ligës së Serie A, Paolo Dal Pino, foli ndër të tjera për marrëveshjen e Superkupës së Italisë që do të luhet në Arabinë Saudite:

Liga ka një kontratë me Arabinë Saudite, e cila kishte mundësinë të hiqte dorë para një viti por nuk e bëri. Ndeshja finale do të luhet në Arabinë Saudite, sipas kontratës sonë, dhe me publik. Do të jetë një ndeshje e jashtëzakonshme, Inter-Juventus, një reklamë e shkëlqyer për futbollin tonë jashtë vendit “.

Reforma në A?Seria A ka humbur një miliard që nga shpërthimi i pandemisë, qëndrueshmëria e sistemit është në rrezik dhe ne duhet të krijojmë një sistem të shëndetshëm.”

Ndërkaq, dy klubet e mëdha italiane fituan respektivisht titullin kampion (Inter) dhe Kupën e Italisë (Juve). Për t’u përcaktuar detajet e axhendës për finalen e Superkupës në tokën arabe.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!