Milan, Atalanta e Juve në Champions, Napoli ndalet nga Verona

Interi ngriti në qiell sot pas fitores 5-1 trofeun e kampionit në Seria A.
Mungesa e tifozëve në tribuna për shkak të pandemisë globale, i ka shtyrë ekipet e mëdha në kampionate elitare në Europë, ta shohin javën e fundit si një javë ‘luftarake’. Në Seria A, në Napoli- Verona, skuadra e Ivan Juriç luajti si në një finale ndaj ekipit të dy shqiptarëve Hysaj e Rrahmani.
Në fund edhe pse numri 33 ‘Dardan’ shënoi golin e vetëm për Napolin, shifrat finalë ishin 1-1. Kjo bëri që Juve të përfitojë e të shkojë bashkë me Inter, Milan e Atalanta në Champions.
Ndërkaq, bien Benevento, Krotone e Parma
Shifrat e javës së 38::
Inter- Udineze 5-1
Bolonja- Juventus 1-4
Specia- Roma 2-2
Sasuolo- Lacio 2-0
Torino- Benevento 1-1
Napoli- Verona 1-1
Atalanta-Milan 0-2
Klasifikimi përfundimtar i Seria A, 2020/21
